Shoqata ZHEV e Korridorit 8

SHOQATA E RRJETIT TE ZHVILLIMEVE EKONOMIKE VENDORE PERGJATE KORRIDORIT 8

Rrjeti i ZHEV përgjatë Korruidorit 8 u krijua ne Konferencen e Sofjes në maj 2003 "Zhvillimet Ekonomike Vendore Përgjate Korridorit 8: Nga Planifikimi ne Veprim". Ai përbën një rrjet të shoqatave të pushteteve vendore, organizatave të sektorit privat dhe të grupeve të interesit të Korridorit 8 Lindje-Perëndim i cili lidh Detin Adriatik me Detin e Zi duke përshkuar Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë.

Pas krijimit, u punua për zgjerimin e tij, duke përfshirë mjaft bashki dhe komuna nga rajoni, shoqata të pushtetit vendor, organizata biznesi dhe biznesve private. Rrjeti u angazhua në një program për fuqizimin e avokatësisë për mbështetje të koordinuar për përfundimin e plotë të Korridorit 8.

U zhvillua një faqe Interneti e Rrjetit të ZHEV të Korridorit 8 (http://www.corridor8led.net/).

Rrjeti ka punuar për identifikimin e projekteve konkrete për bashkëpunimi ndër-kufitar dhe rajonal, në fushat e planifikimit dhe realizimit të planeve strategjikë dhe projekteve për zhvillim ekonomik vendor, projekte të përbashkëta në promovimin e zhvillimit të infrastrukturës në vendet e rajonit, nxitjes së shkëmbimeve ekonomike dhe kulturore, etj.

Në vitin 2005 rrjeti u kthye në një shoqatë ndërkombëtare (Shoqata e Rrjetit të ZHEV e Korridorit 8), si një institucion i pavarur dhe i organizuar, me qëllim që të koordinohen dhe implementohen këto aktivitete të avokatësisë. Kjo shoqatë është regjistruar ligjërisht në Shqipëri, ndërsa AATDA-AL ka marrë përsipër rolin e manaxhimit të saj.

Në vitet 2005-2006 u përfundua ngritja e strukturave të kësaj shoqate. Anëtarët e saj punojnë në grup për të zgjeruar dhe fuqizuar bashkëpunimin ndër-kufitar me synimin e ngritjes në shkallë të lartë të bashkëpunimit në rajon në kuadër të integrimit Europian të vendeve të rajonit.