Vezhgim mbi gjendjen e qeverisjes se SHA-ve ne Shqiperi

Kjo veprimtari u përqëndrua në vëzhgimin e praktikave të qeverisjes së SHA-ve (ndërmarrjet shtetërore, shoqërite e privatizuara dhe shoqërite e krijuara me kapital privat apo me ligje të veçantë) si dhe të organizmave rregullatorë e politikë-bërës, me qëllim që të vlerësohet shkalla e njohjes mbi standardet gjerësisht të pranuara të qeverisjes së SHA-ve dhe në ç'masë janë zbatuar këto standarde.

Vëzhgimi synoi gjithashtu identifikimin e problemeve konkrete lidhur me aksesin ndaj kapitalit dhe kreditit. U vëzhguan 120 subjekte sipas dy kategorive:

 

1. SH.A-të shqiptare (sipas nën-grupeve: sektori bankar dhe i sigurimeve, SHA-të shtetërore, SHA-të e krijuara nga privatizimi, SHA-të e krijuara me ligje të veçanta dhe grupet e tjera).

2. Institucionet shtetërore shqiptare (politikë bërëse dhe organet rregullatore), organizatat e biznesit dhe institucione të tjera të tregut.

Intervistimi u krye mbi bazën e 2 pyetësorëve, të hartuar sipas rekomandimve të "OECD White Paper on Corporate Governance in Southeastern Europe" dhe në parimet gjerësisht të pranuara mbi qeverisjen e shoqërive aksionere të OECD-së. (shkarko Pyetësorët)

Vëzhgimi mundësoi një vlerësim të gjerë të i sistemit të qeverisjes së SHA-ve në Shqipëri, si dhe një krahasim të kuadrit ligjor, rregullator dhe institucional dhe të praktikave përkatëse, me parimet e OECD mbi qeverisjen SHA-ve, duke arritur në disa përfundime të rëndësishme që lidhen më nevojat dhe rrugët konkrete për zbatimin e standardeve dhe praktikave të qeverisjes së SHA-ve në Shqipëri.

(shkarko raportin me gjetjet e vëzhgimit)