Tavolina te rrumbullaketa mbi qeverisjen e SHA-ve ne Shqiperi

Në kuadër të Projektit u organizuan 4 Tavolina të Rrumbullakëta, në bashkëpunim me Forumin Shqiptar të Qeverisjes së SHA-ve.

1. Tavolina e Parë e Rrumbullakët u organizua më 24 Prill 2007. Kjo Tavolinë mblodhi përfaqësues të SHA-ve të sektorit bankar, sigurimeve dhe shërbimeve të tjera financiare

2. Tavolina e Dytë e Rrumbullakët siguroi një pjesëmarrje prej 25 përfaqësuesish të agjencive dhe institucioneve që kanë rol në çështjet e CG në Shqipëri dhe nga organizatat e biznesit

3. Tavolina Tretë e Rrumbullakët diskutoi posaçërisht mbi aksesin ndaj kreditit dhe kapitalit. Kjo Tavolinë e Rrumbullakët mblodhi përfaqësues nga agjencitë dhe institucionet që kanë rol në përmirësimin e aksesit për kredit dhe kapital, si edhe përfaqësues nga shoqëritë aksionere dhe nga organizatat e biznesit.

4. Tavolina e Katërt e Rrumbullakët mblodhi Shoqërite Aksionere të dala nga privatizimi masiv, SHA-të me pronësi shtetërore dhe shoqëri aksionere të tjera. Në këtë veprimtari që u organizua më daten 19 qershor 2007 morën pjesë 28 përfaqësues të këtij grupi shoqërish.

Në përgjithësi, këto veprimtari u orientuan nga paraqitja e rezultateve të Vëzhgimit "Vëzhgim mbi Corporate Governance në Shqipëri".

Mbi bazën e gjetjeve dhe përfundimeve të vëzhgimit, mes përfaqësuesve të SHA-ve dhe profesionistëve të fushës, u diksutuan gjerësisht çështjet konkrete që kanë lidhje me elementët e qeverisjes së SHA-ve, në mënyrë që të përcaktoheshin drejtimet dhe nevojat për ndryshim