Rezultatet Kryesore te Projektit

Disa nga rezultatet më kryesore dhe përfundimet nga zbatimi i këtij projekti janë konsideruar:

1. Vëzhgimi mbi Qeverisjen e SHA-ve në Shqipëri është konsideruar si moment me rëndësi në përpjekjet për zbatimin e parimeve dhe standardeve/ reformimin e mjedisit të biznesit në përgjithësi.

2. Pjesëmarrja e shtuar institucioneve dhe organizatave të biznesit në takimet, tavolinat e Rrumbullakëta dhe trajnimet, mbështeti nevojën për trajtim më të përshtashëm të çështjeve të qeverisjes së SHA-ve në Shqipëri

3. Janë ofruar rekomandime për përmirësimin/azhornimin e kuadrit ligjor dhe rregullator (permendet pjesëmarrjë në diskutimet dhe në dhënien e rekomnadimeve për ndryshimin e Ligjit të Shoqërive Tregtare)

4. Projekti ofroi ndihmesë konkrete në drejtim të përmirësimit të kulturës mbi corporate governance

5. Veprimtaritë e projektit çuan në forcim të bashkëpunimit me një grup institucionesh në përcaktimin e fushave për ndërhyrjë dhe për politika të reja të fushës

6. Forcim i kapaciteteve dhe i rolit të organizatave të sektorit privat në tërësi dhe, në vecanti, në procesin e avokatësisë për ndryshim u manifestua në një përfshirje të mirë e SHA-ve, institucioneve të fushës dhe organizatave të biznesit në Tavolinat e rrumbullakëta dhe në veprimtaritë e trajnimit

7. Projekti nxiti diskutime konkrete dhe me kompetenecë mbi aksesin ndaj kreditit dhe kapitaleve si dhe promovimin e standardeve të kontabilitetit dhe raportimit financiar