PERMIRESIMI I QEVERISJES SE SHA-VE NE SHQIPERI

AATDA-AL ka veprimtari të gjerë në fushën e promovimit dhe zbatimit të standardeve dhe praktikave bashkëkohore të qeverisjes së shoqërive aksionere. Veprimtaritë janë inicuar në bashkëpunim me organizma ndërkombëtarë me reputacion, si OECD, Qenda Ndërkombëtare për Sipërmarrjen Private- CIPE, etj. Ideja është hedhur që në vitin 2000, ndërsa gjatë 2001-2003 AATDA-AL ishte pjesë e Grupeve të Punës të OECD në Tavolinat e Rrumbullakëta mbi Qeverisjen e Shoqërive Aksionere në Europën Juglindore.

Në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në shkurt 2004, u organizua: Konferenca "Qeverisja e Shoqërive Aksionere në Europën Juglindore dhe në Shqipëri". Ajo përbën ngjarjen më të rëndësishme promocionale të organizuar në këtë fushë. Konferenca promovoi publikimin në shqip të "OECD White Paper on Corporate Goverenance in South East Europe", një dokument themelor mbi qeverisjen e SHA-ve në Europën Juglindore. Ky dokument u përkthye, u botua dhe u promovua nga AATDA-AL duke u postuar në faqen e Internetit të OECD-së. (shkarko OECD White Paper)

Me mbështetjen e CIPE, u zbatua projekti "Rritja e Ndërgjegjësimit dhe mbi të drejtat e aksionerëve në praktikat e qeverisjes së shoqërive aksionere në Shqipëri, gjatë 2003-2004. Ai u përqëndrua në promovimin e njohjes dhe mbrojtjes së të drejtave të aksionerëve, ndërsa projekti: "Studim dhe Analizë e Gjendjes së Zbatimit të Parimeve dhe Praktikave Bashkëkohore të Qeverisjes së Shoqërive Aksionere në Shqiperi", i mbështetur nga Fondacioni Soros, ofroi kontribut në argumentimin e nevojës për zbatimin e standardeve dhe praktikave të përparuara në Shqipëri.

Në nëntor 2006-janar 2008 u zbatua Projekti kompleks "Përmirësimi i Qeverisjes së SHA-ve në Shqipëri", i mbështeur nga CIPE . (lexo më tepër)

Në bashkëpunim me disa institucione të tjera AATDA-AL ndërmori nismën e krijimit të Forumit mbi Qeverisjen e Shoqërive Aksionere në Shqipëri, i cili synon të bashkërendojë përpjekjet për të promovuar zbatimin e standardeve dhe praktikave bashkëkohore të qeverisjes së SHA-ve. (lexo më tepër)