Promovimi i Bashkepunimit me SHBA

Në bashkëpunim me AATDA-US janë organizuar 2 misone biznesi në Shqipëri me biznesmenë amerikanë dhe 3 misione biznesi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në misionet e biznesit në Shqipëri kanë marrë pjesë më shumë se 50 kompani amerikane dhe përfaqësues të institucioneve amerikane të interesuar për bashkëpunim me Shqipërinë.

Misionet e biznesit të organizuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të mundur që 80 kompani shqiptare të vendosin kontakte me kompanitë dhe me korporatat e interesuara për investime dhe shkëmbime ekonomike me Shqipërinë, në fusha të tilla si: tregtia, industria, ndërtimi, turizmi, telekomunikacioni dhe infrastruktura, teknologjia e informacionit, etj.

Gjithashtu, përfaqësuesit e AATDA-AL kanë marrë pjesë në veprimtari të shumta ndërkombëtare, të tilla si konferenca, panaire tregtare, misione ekonomike, trajnime dhe workshop-e në SHBA, në vendet e rajonit dhe në vende të tjera të Europës.

Planifikohet organizimi i një misioni biznesi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në pranverë 2008, në bashkëpunim me AATDA-US.