Projekti: Permiresimi i Qeverisjes se SHA-ve ne Shqiperi

Financuar nga CIPE- Center for International Private Enterprise, Nëntor 2006 - Janar 2008

Objektivat e projektit lidheshin me promovimin e qeverisjes së SHA-ve si një komponent thelbësor për reformën e biznesit dhe me rritjen e ndërgjegjësimi mbi pasojat negative të një qeverisjeje të dobët.

Vëzhgim mbi Gjendjen e Qeverisjes së SHA-ve në Shqipëri : U bë një vëzhgimi i praktikave të qeverisjes në 120 SHA dhe institucione të fushës, duke vlerësuar shkallën e njohjes së standardeve të qeverisjes së SHA-ve dhe në ç'masë janë zbatuar këto standarde në Shqipëri.

Ndërgjegjësim dhe Avokatësi për ndryshim: Programi për avokatësi përmbante tavolina të rrumbullakëta, konferenca, trainime, publikime dhe fushatë në media. AATDA-AL ofroi kontribut në procesin e ndryshimit te legjislacionit mbi shoqëritë tregtare.

Tavolinat e Rrumbullakëta: U organizuan 4 Tavolina të Rrumbullakëta mbi qeverisjen e shoqërive aksionere, në bashkëpunim me Forumin Shqiptar të Qeverisjes së SHA-ve. Diskutimet u përqëndruan në rrugët për përmirësime ligjore, rregullatore dhe institucionale, si dhe aksesit ndaj kreditit dhe kapitalit, me synim ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e përmirësimit të qeverisjes së SHA-ve. (lexo më tepër)

Seminare Trajnimi dhe Workshop: Në kuadër të projektit u organizuan 4 seminare trainimi sipas grupeve: aksionerët, menaxherët dhe anëtarët e bordeve; finacierët dhe auditerat; aktorë të tjerë me rol në qeverisjen e SHA-ve; Workshop për shkëmbim përvoje

Konferenca Përmbyllëse: Me 31 janar 2008 u organizua një konferencë përmbyllëse me temën "Përmirësimi i Sistemit të Qeverisjes së SHA-ve në Shqipëri - Nevojat e Tashme dhe Sfidat e së Ardhmes". Konferenca shërbeu për paraqitjen e përfundimeve dhe nevojave konkrete për zbatimin e parimeve të qeverisjes së shoqërive aksionere. (lexo më tepër)

Publikimet: Publikimet e realizuara në kuadër të projektit përfshijnë: Raport i Vëzhgimit mbi qeverisjen e shoqërive aksionere në Shqipëri; Guide Reference mbi standardet e qeverisjes së SHA-ve; Broshurë popullarizuese mbi qeverisjen e SHA-ve; Studime mbi Tregjet e Kapitalit dhe Letrave me Vlerë në Shqipëri dhe Raporti Përfundimtar i Projektit