ALBANIAN AMERICAN TRADE & DEVELOPMENT ASSOCIATION |
|
Projektet e prokurimit publikNë vitet 2002-2003, me mbështetjen e programit MSI- USAID, u zbatua Projekti "Monitorimi dhe Analiza e Veprimtarive të Prokurimit Publik në qeverisjen Vendore dhe Rritja e Sensibilizmit të Komunitetit të Biznesit për Përmirësimin e Sistemit të Prokurimit publik dhe reduktimin e korrupsionit", i përqëndruar në vëzhgimin e praktikave të prokurimit në 6 bashki dhe 3 komuna. Në vitet 2003-2004, u zbatua projekti: "Përmirësimi i aftësive të njësive të prokurimit publik në nivel të pushtetit vendor dhe ndërgjegjësimi i komunitetit të biznesit për më shume pjesëmarrje në prokurimin publik", mbështetur nga Democracy Small Grant Program i Ambasadës Amerikane. Projekti ofroi trajnim dhe asistencë për 20 bashki nga 3 rajone të vendit, si dhe për shkëmbim përvoje në çështjet e praktikave të prokurimit mes bashkive, komunave dhe me organizatat e biznesit, në disa qytete të Shqipërisë. Në kuadër të projektit: "Përmirësimi i kapaciteteve te Prokurimit Publik në qeverisjen vendore dhe rritja e efektëshmërisë në përdorimin e fondeve pubike", në 2005 - 2006 u organizuan 4 Takime Rajonale për shkëmbim përvoje në prokurimin vendor, në Durrës, Korçës, Shkodër dhe Vlorë, të shoqëruara me trajnim mbi prokurimin publik vendor. Në vitin 2006, Ambasada e Vendeve të Ulëta, mbështeti AATDA-AL në nismën për përgatitjen e një grupi prej 26 trajnerësh dhe ekspertësh vendorë në prokurimit publik. Grupi i ekspertëve vendorë të prokurimit, i përzgjedhur nga punonjësit e prokurimit, organizatat e biznesit, punonjësit të kontrollit, etj., u trajnua me modulet: Standardet bashkëkohore të prokurimit publik dhe ato të BE dhe me modulin e Trainmit të Trainerëve. Me mbështetje të programit të Granteve të Vogla të Zyrës së Bankës Boterore, në vitin 2006 u zbatua një projekt pilot për forcimin e kapaciteteve për prokurimin publik në komuna. Projekti u përqëndrua në trajnime dhe asistencë për njësitë e prokurimit dhe organet e zgjedhura në 5 komuna të Tiranës dhe Durrësit. Në vitin 2007, Fondacioni Soros mbështeti projektin pilot "Angazhimi i Stafeve dhe Organeve të Zgjedhura në kryerjen e Analizave Vjetore të Shpenzimeve të prokuruara - Rritja e Transparencës së Shpenzimeve Publike në Qeverisjen Vendore", i cili u përqëndrua në nxitjen e veprimtarive për analizat vjetore të shpenzimeve publike nga qeverisja vendore. |
Supported by ![]() |