Projektet dhe Programet Kryesore

Disa nga programet dhe drejtimet me te rendesishme te veprimtarise se AATDA-AL gjate 8 viteve te veprimtarise se saj jane:

• Asistence dhe avokatesi per nje mjedis me te mire biznesi ne Shqiperi. Ky program duke filluar me nje vezhgim te mjedisit te biznesit, ka vazhduar me asistence dhe trainime me grupe te caktuara nga komuniteti i biznesit ne funksion te problemeve qe ka perballuar biznesi gjate kohes.

• Kontribut ne permiresimin e praktikave te prokurimit publik per te zvogeluar korrupsionin, ne permiresimin e aftesive te organve te qeverisjes vendore ne perdorimin me efektshmeri te fondeve publike, planifikimin dhe monitorimin e shpenzimeve publike, etj.

• Promovimi i parimeve dhe standardeve bashkekohore te qeverisjes se shoqerive aksionere.

• Planifikimi i zhvillimeve ekonomike vendore. AATDA-AL ka kontribuar per nje rol te ri komuniteteve vendore ne procesin e planifikimit dhe realizimit te zhvillimit ekonomik. Veprimtaria me e rendesishme konsiderohet nisma "Zhvillimet Ekonomike Vendore pergjate Korridorit 8".

• Promovimi i bashkepunimit me vendet e rajonit. AATDA-AL ben pjese mes atyre organizatave qe kane ndikuar konkretisht per forcimin te rolit te komunitetit te biznesit ne mbeshtetje te zhvillimit te shpejte ekonomik te rajonit. Permendet realizimi i 15 veprimtarive B2B (business to business) ne rajon, 3 misione biznesi ne SHBA dhe 2 misione te biznesit amerikan ne Shqiperi.

Gjate veprimtarise se saj (1999-2007) AATDA-AL ka realizuar mbi 20 projekte ne fusha te ndryshme.

(shkarko listen e projekteve)