ALBANIAN AMERICAN TRADE & DEVELOPMENT ASSOCIATION |
|
Permiresimi i Mjedisit te BiznesitSi një nga drejtimet e para të veprimtarisë së AATDA-Al, së bashku me ATDA-US, janë ofruar sugjerime për ndërhyrje në mjaft çështje që lidhen me përmirësimin e mjedisit te biznesit në Shqipëri. Kjo përpjekje u mbështet nga organizata me reputacion -CIPE dhe Fondacioni Soros, nëpërmjet 3 projekteve: "Reforma e Biznesit dhe Avokatësia për Përmirësimin e Kuadrit Ligjor". Studimi i AATDA-AL "Vëzhgim mbi Komunitetin Shqiptar të Biznesit" i zbatuar me mbështetjen e CIPE, ofroi vëzhgimin e 500 kompanive në vitin 2001. Si një nga vëzhgimet më të mira të kohës, ai hodhi bazat për avokatësi për përmirësimin e mjedisit të biznesit, ndërsa Konferenca "Për një Shqipëri Konkuruese" bëri publike drejtimet e reformës së biznesit, në dritën e realiteteve dhe perspektivave të zhvillimit të tij. AATDA-AL ka ndërmarrë studime për zhvillimet ekonomike në Shqipëri dhe ka mbështetur pjesëmarrjen e komunitetit të biznesit në disa aspekte të reformës, duke sensibilizuar opinionin shoqëror dhe administratën për më shumë vëmendje ndaj zhvillimit të biznesit si kusht i domosdoshëm i përparimit ekonomiko-shoqëror. Ajo ka dhënë kontribut si anëtare e Koalicionit Shqiptar Kundër Korrupsionit (ACAC), lidhur me privatizimin dhe prokurimin publik. Projekti "Nxitja e Debatit mbi Zhvillimin e Biznesit Prodhues në Shqipëri dhe rrugët per promovimin e Eksporteve" tërhoqi vëmendjen për mështetjen e sektorit prodhues dhe e eksporteve shqiptare, ndërsa Studimi "Potencialet e Bizneseve te Shërbimit në Shqipëri", i porositur nga OECD në vitin 2003, u vlerësua nga ekspertët ndërkombëtare të fushës dhe u publikua në faqen Internetit të OECD-së. Angazhimet e AATDA-AL janë realizuar në bashkëpunim me dhomat e tregtisë dhe industrisë Tiranë, Durrës Korçë, Shkodër, Vlorë, me Dhomën Amerikane të Tregtisë (AmCham), me agjencitë rajonale të zhvillimit, me bizneset private, etj. |
Supported by ![]() |