ALBANIAN AMERICAN TRADE & DEVELOPMENT ASSOCIATION |
|
Kush jemiShoqata Shqiptaro - Amerikane e Tregtisë dhe Zhvillimit u regjistrua në qershor 1999, me emrin Albanian American Trade and Development Association (AATDA-AL), si organizatë jo fitimprurëse. Simotra e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, AATDA-US u krijua në vitin 1992. Qëllimi i AATDA, është promovimi i bashkëpunimit midis Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të rajonit, dhe përshpejtimi i zhvillimit ekonomik dhe të tregut të lirë në Shqipëri. AATDA-AL ka veprimtari në përmirësimin e mjedisit të biznesit në Shqipëri, të qeverisjes vendore, planifikimin e zhvillimeve ekonomike vendore, promovimin e zhvillimit ekonomik midis vendeve të rajonit, në veçanti përgjatë Korridorit 8, si dhe në promovimin e parimeve dhe standardeve bashkëkohore të qeverisjes së shoqërive aksionere në Shqipëri. SHËRBIMET KRYESORE TË OFRUARA NGA AATDA-AL: • Vëzhgime, studime dhe analiza mbi mjedisin e biznesit • Trajnim dhe asistencë të specializuar në prokurimin publik dhe majft fusha të tjera • Mbështeje për pjesëmarrje në panaire dhe ekspozita/ lidhje biznesi mes SHBA, Shqipërise dhe vendeve të rajonit • Organizim misionesh biznesi jashtë vendit dhe B2B • Mbështetje për advocacy Që nga krijimi i saj, AATDA-AL ka realizuar një numër të madh programesh dhe projektesh: projekte të asistencës për biznesin, promovimit të bashkëpunimit rajonal, zhvillimeve ekonomike vendore përgjatë Korridorit 8, përmirësimit të prokurimit publik vendor dhe të qeverisjes së shoqërive aksionere. AATDA-AL demonstron angazhim dhe këmbëngulje, duke krijuar profilin e një organizate serioze, me parime të qëndrueshme, me integritet dhe që operon me standarde të kohës.
|
Supported by ![]() |