Iniciativa e Korridorit 8-te

NISMA "ZHVILLIMET EKONOMIKE VENDORE PERGJATE KORRIDORIT 8 "

AATDA-AL dhe AATDA -US janë nismëtaret e veprimtarive me profil rajonal "Zhvillimet Ekonomike Vendore Përgjatë Korridorit 8 ". Kjo nismë përbën një nga veprimtaritë e spikatura të disa organizatave të pushtetit vendor, pushteteteve vendor dhe organizatave të biznesit nga rajoni, e cila ka demonstruar vizione të përparuara të zbatuara me sukses në praktikë.

Fillesat gjenden në vitin 1999, ndërsa hapi i parë institucional u hodh në qershor 2000 me organizimin Konferencës "Zhvillimet Ekonomike Vendore Përgjatë Korridorit 8" në Strugë. Konferenca mblodhi 110 pjesëmarres nga sektori publik dhe ai privat nga vendet e Korridorit 8 - Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria, nga qyteti i Barit-Itali, dhe përfaqësues të Kosovës.

Nisma ka vijuar me Projektin "Zhvillimet Ekonomike Vendore Përgjate Korridorit 8: Nga Planifikimi ne Veprim", i zbatuar në vitet 2002-2003. Disa pushtete vendore dhe organizata biznesi të vendeve të Korridorit 8, si dhe nga Kosova dhe Bari, krijuan Rrjetin e ZHEV të K8, si një organizëm koordinues në përpjekjet për dialog të vazhdueshëm dhe avokatësi për mbështetjen e këtij projekti madhor për rajonin. Inicuesit e rrjetit nga Shqipëria janë: Albanian American Trade & Development Association (AATDA-AL), Shoqata e Bashkive të Shqipërisë dhe Bashkimi Kombëtar i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë.

Nisma u çua përpara nëpërmjet zhvillimit të Konferencës: "Rruga Drejt Integrimit: Implementimi i Zhvillimeve Ekonomike Vendore dhe Avokatësia", në Durrës- nëntor 2004. Morën pjesë 150 përfaqësues nga Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria dhe vende të tjera, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare që operojnë në rajon. U diskutua gjerësisht mbi planifikimin e promovimit të mbështetjes për përfundimin e plotë të projekteve të Korridorit VIII dhe u propozuan projekte konkrete për bashkëpunim ndër-kufitar dhe për mbështetjen e zhvillimin ekonomik të bashkësive vendore.

Konferenca mori vendimin për kthimin e Rrjetit të ZHEV të Korridorit 8 në Shoqatën e Rrjetit të ZHEV të Koridorit 8".

(lexo më tepër: www.corridor8led.net)