ALBANIAN AMERICAN TRADE & DEVELOPMENT ASSOCIATION |
|
Konferenca Permbyllese e Projektit
Konferenca ishte një organizim i përbashkët i AATDA-AL me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Mbështeje u dha edhe nga Projekti i IFC mbi qeverisjen e shoqërive aksionere (Projekti PE-PSE). (shkarko programin e konferences
Pjesëmarrësit u informuan mbi disa nga arritjet me ndikim në përmirësimin e standardeve të Qeverisjes së SHA.ve dhe në klimën e biznesit në Shqipëri, siç u konsideruan Ligji i ri për shoqëritë tregtare, Ligji i ri i letrave me vlerë, aplikimi i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, trajtimi i çështjeve të corporate governance në kurrikulat universitare, etj. Vëmendje iu kushtua diskutimeve mes ekspertëve dhe përfaqësueve të institucioneve të interesuara mbi disa nga elementët e praktikave të sotme të qeverisjes së SHA-vë në Shqipëri dhe perspektivës për zbatimin e standardeve të përparuara të fushës, në kuadër të reformës së mjedisit të biznesit dhe, në veçanti, rritjes së rolit të sektorit privat në këto ndryshime. (Shkarko Përfundimet e Konferencës)
|
Supported by ![]() |