ALBANIAN AMERICAN TRADE & DEVELOPMENT ASSOCIATION |
|
Forumi Shqiptar i Qeverisjes se Shoqerive AksionereNë vijim të veprimtarive të saj në fushën e promovimit të standardeve dhe parimeve të qeversijes së SHA-ve, AATDA-AL ka synuar bashkëpunimin me disa aktorë nga më të rëndësishmit dhe me rol në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri, dhe me disa nga institucionet kryesore të vendit të cilat kanë rol në zbatimin e kuadrit ligjor dhe rregullator. Forumi Shqiptar i Qeverisjes së Shoqërive Aksionere në Shqipëri u krijua në vitin 2005 si një organizëm për bashkërendimin e përpjekjeve për të promovuar zbatimin e standardeve dhe praktikave bashkëkohore të qeverisjes së SHA-ve në Shqipëri. Misioni i Forumit lidhet me kontributin në zbatimin e standardeve bashkëkohore për Qeverisjen e Shoqërive Aksionere në Shqipëri. Në këtë Forum janë përfshirë 9 organizata dhe institucione të fushës: Autoriteti Mbikqyrës Financiar- AMF, Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), Bursa e Tiranës, Qendra e Regjistrimit të Aksioneve (QRA), Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë i Shqipërisë, Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham), Instituti i Ekonomisë i Akademisë së Shkencave, Departamenti i Manaxhimit - Fakulteti i Ekonomisë, Shoqata Shqiptaro Amerikane e Tregtisë dhe Zhvillimit (AATDA-AL) (informacione kontakti) Veprimtaria e Forumit është përqëndruar në njohjen e gjendjes së sotme të SH.A. si dhe me praktikat e qeverisjes së tyre në Shqipëri, promovimin e Parimeve të OCED, sugjerimet e Tavolinave të Rrumbullakëta mbi "Qeverisjen e SHA-ve në Europen Juglindore", dhe të parimeve dhe standardeve përgjithësisht të pranuara mbi përmirësimin e Qeverisjes së SH.A. (Lexo :Rezoluta e krijimit të Forumit) |
Supported by ![]() |