ALBANIAN AMERICAN TRADE & DEVELOPMENT ASSOCIATION |
|
Kalendari i eventeve
"PËRMIRËSIMI I SISTEMIT TË QEVERISJES SË SHA-ve - NEVOJA DHE SFIDA" Konferenca përqëndrohet në paraqitjen e rezultateve të Projektit "Përmirësimi i Qeverisjes së Shoqërive Aksionere në Shqipëri" zbatuar nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane për Tregti dhe Zhvillim (AATDA-AL) me mbështetje financiare nga Qendra Ndërkombëtare për Sipërmarrjen Private (CIPE- Washington DC). Gjithashtu, do të paraqiten kontribute dhe materiale studimore mbi ndryshimet në drejtim të përmirësimit të legjislacionit dhe praktikave të Qeverisjes së Shoqërive Aksionere dhe përpjekjeve që po bëhen për zbatimin e standardeve bashkëkohore të fushës edhe në Shqipëri.
Veprimtaria zhvillohet në ambjentet e Tirana International Hotel & Conference Centre, salla "Abret", ditën e Enjte, datë 31 janar 2008, nga ora 09.00-13.30. |
Supported by ![]() |