ALBANIAN AMERICAN TRADE & DEVELOPMENT ASSOCIATION |
|
NISMA PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT RAJONALNevoja për një rajon më të hapur nga pikëpamja ekonomike, për të shfrytëzuar më mirë potencialet që ofron një treg më i lirë, më i madh në shtrirje dhe pa barriera, është konsideruar si një nga çështjet më kryesore në zhvillimin ekonomik të vendeve dhe popujve të rajonit tonë. AATDA-AL, bën pjesë mes atyre organizatave që kanë dhënë ndihmesë për një forcim të rolit të komunitetit të biznesit dhe organizatave të tij në rajonin tonë në mbështetje të zhvillimit të shpejtë ekonomik. Përmendet angazhimi i përbashkët me disa organizata të tjera të biznesit në rajon në organizmin e aktiviteteve të tipit B2B (Business to Business) në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Bosnjë- Hercegovinë, Kroaci, etj., si dhe disa organizime me karakter rajonal mbi marrëveshjet e tregtisë së lirë dhe bashkëpunimit ekonomik në rajon.
AATDA-AL ka qenë organizatore kryesore ose bashkë-organizatore në realizimin e më shumë se 15 misioneve të llojit B2B në rajon. Aktivitete me rëndësi konsiderohen angazhimet në kuadër të SEETII (South East Europe Trade and Investment Initiative). Ky organizëm ka funksionuar si një bashkëpunim i disa organizatave nga rajoni, të tilla si KBS (Kosovo Business Support), MBRC (Macedonian Business Resource Center, AATDA-AL, Flag-Bullgari, MBA (Montenegro Business Alliance), etj. Veprimtaritë përfshijnë diskutime dhe debate me profil rajonal, të tilla si roli dhe ndikimi i zbatimit të marrëveshjeve të tregtisë së lirë në rajon, potencialet dhe mundësitë për rritjen e tregtisë dhe bashkëpunimit ekonomik ndër-kufitar, mundësitë për hapjen ekonomike të rajonit dhe sfidat e integrimit Europian, etj. |
Supported by ![]() |