Anetaresimi ne AATDA!

AATDA-AL numëron rreth 150 anëtarë aktive. Anëtarësia përbëhet kryesisht nga kompani biznesi, ekspertë të biznesit, shoqata të zhvillimit ekonomik dhe të biznesit, agjenci të ndryshme dhe individë të cilët ndajnë qëllime dhe objektiva të njëjta apo të afërta me organizatën.

Veprimtaritë e organizatës kanë tërhequr jo vetëm bizneset private dhe organizatat e biznesit, por edhe mjaft njësi të qeverisjes vendore (bashki dhe komuna), shoqatat e bashkive dhe komunave si dhe organizata të tjera publike dhe private.

Politika e anëtarësimit ka synuar dhe synon tërheqjen e subjekteve dhe individëve që i bashkon interesi dhe kontributi i treguar rreth përmbushjes së misionit të AATDA.

Përzgjedhja e kandidatëve bëhet sipas kritereve cilësore. Organizata ështe e hapur për të gjithë ata që respektojnë me integritet misionin, qëllimin dhe vizionet e shoqatës.

Vëmendje i kushtohet rritjes së anëtarësisë nëpërmjet terheqjes së kompanive dhe institucioneve te specializuara ne fushat e tregtisë dhe industrisë, si dhe individëve me kontribut, studjuesve dhe veprimtarëve shoqërore.
Prioritet është tërheqja e sa më shumë grupeve përfaqësuese te komunitetit. Midis tyre përmenden dhomat lokale të tregtisë dhe industrisë dhe OJF-të vendore.

Në grupet e anëtarëve aktivë bëjnë pjesë edhe pushtetet vendore, kryesisht bashki dhe komuna; kjo ka bërë qe të arrihet një përfaqësim i ballancuar i biznesit dhe komuniteteve.

(shkarko formën e anëtarësimit)